Alarme për sulme ajrore u aktivizuan në gjithë Ukrainën sot.
Duke përdorur kanalet e komunikimit, zyrtarët i kërkuan popullatës të gjejnë dhe të futen në strehime të sigurta, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Asnjë paralajmërim nuk u raportua në rajonin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014.
Ndërsa lufta në Ukrainë po i afrohet muajit të saj të dhjetë, alarmet për sulme ajrore tingëllojnë pothuajse çdo ditë për shkak të sulmeve me raketa dhe dronë pas një shpërthimi më 8 tetor që dëmtoi urën e Kerçit që lidh vendin me Gadishullin e Krimesë./FolDrejt/