Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home SHKRIMET TUA

Aktorët dhe regjisorët kërkojnë mbështetje më të madhe institucionale për filmin kosovar

3 vjet më parë
in OP/ED, SHKRIMET TUA
Koha e leximit: 9 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Filmi, ky art i shtatë që ka hedhë rrënjët e para tek në fund të shek. XIX, por që në ditët e sotme i konkurron të gjitha artet e tjera për nga rëndësia dhe fluksi i përqafimit nga audienca, ka treguar një rrugë të veçantë të zhvillimit edhe te ne në Kosovë. Shkëndija e parë e filmit kosovar duhet kërkuar në vitin 1968, përkatësisht me filmin Uka i Bjeshkëve të Nemuna, i realizuar në kuadër të Kosovafilmit, shtëpi kinematografike për prodhimin e filmave me metrazh të shkurtër, dokumentarëve, filmave të animuar dhe filmave me metrazh të gjatë. Një fillim kaq i hershëm i maratonës së filmit kosovar, a ka shënuar mjaftueshëm progres, aq sa të krahasohet me kinematografinë ndërkombëtare? A ka mjaftueshëm mbështetje institucionale si art? Sa ka producentë, regjisorë, skenaristë e aktorë të mirë kosovarë? Çka mund të themi për projektet e tyre filmike?

Leonora Hajra

Përgjigjet e këtyre pyetjeve Fol Drejt është rrekur t’i gjejë duke kontaktuar me Qendrën Kinematografike të Kosovës, regjisorë, aktorë, skenaristë e producentë kosovarë. Gatishmërinë për të prononcuar mbi çështjen kanë shprehur: aktori i mirënjohur Shkumbin Istrefi, regjisori dhe skenaristi Ben Apolloni dhe, regjisori kosovar i cili aktualisht po qëndron në Amerikë – Faton Bajraktari.

Shkumbin Istrefi

Të pyetur për shkallën e mbështetjes institucionale në prodhimin e filmit kosovar, të tre prononcuesit janë takuar në idenë se filmi kosovar nuk financohet mjaftueshëm nga shteti çka edhe pasivizion e pengon zhvillimin kualitativ e kuantitativ të filmit vendor në përgjithësi. Istrefi ka theksuar se filmi kosovar nuk shërbehet me një mbështetje serioze financiare që do t’i mbulonte shpenzimet minimale. Ani pse është i pamohueshëm fakti se filmi kosovar me këtë gjendje institucionale ka arritur të shënojë suksese ndërkombëtare, sipas Istrefit kjo nuk do të vazhdojë gjatë pasi kjo neglizhencë herët a vonë do e demotivojë punën që po bëhet me filmin:

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

“Filmit kosovar më së shumti i mungon mbështetja financiare në nivel serioz nga shteti. Pavarësisht këtij fakti, viteve të fundit filmi kosovar ka arritur suksese si asnjëherë më parë. Kjo është arritur me një sakrificë të madhe dhe motiv për të arritur sukses. Por kjo nuk do të zgjasë shumë, sipas meje, nëse mbështetja financiare nga shteti nuk rritet. Me 130.000 euro mbështetje nga shteti nuk plotësohen as shpenzimet minimale që i ka prodhimi i një filmi.”

Gjithashtu edhe regjisori Apolloni e sheh mospërkrahjen e Qeverisë si faktor relevant që po censuron zhvillimin e filmit kosovar. Sipas tij QKK-ja nuk e ka kuptuar kurrë esencën e industrisë së filmit, e vetë kjo e fundit është më tepër fiktive, se sa konkrete kur diskutohet mbi filmin kosovar. Ai veçmas ka vënë theksin në faktin se fondi që ndahet për mbështetjen e projekteve filmike jo vetëm që është i vogël por edhe i keqmenaxhuar:

“Për fat të keq, përkundër faktit që filmi kosovar ka pasur shumë sukses nëpër botë, ai nuk është përkrahur nga shteti sa është dashur dhe as nuk është duke u përkrahur sa duhet. Fondi për përkrahje të projekteve, të cilin e menaxhon QKK, është fond i vogël dhe i menaxhuar jo mirë. Ende po pres që qeveria e re do të reagojë dhe do të bëjë ndryshime esenciale në trajtimin e këtij arti shumë të rëndësishëm për kulturën tonë.”

Një dukuri tjetër shqetësuese për Apollonin është shpërfillja e qeverisë ndaj rrjetit kinematografik të Kosovës, duke mos investuar në zgjerimin e saj qoftë edhe përmes hapjes së kinemave, të cilat mungojnë pothuajse në çdo komunë të Kosovës. “Ministria mund të bëjë shumë, po të dojë”, shpehet Apolloni.

Faton Bajraktari

Po në këtë vazhdë ka folur edhe Bajraktari, i cili po ashtu ka përmendur QKK-në si burim të pamjaftueshëm financiar për stimulimin e projekteve filmike në Kosovë. Ai ka informuar se kjo e fundit rëndom mbulon vetëm 50 përqind të një projekti filmik, gjë që sipas tij i censuron edhe kineastët, duke penguar rrugën e tyre drejt sukseseve ndërkombëtare. Kuvendi vite më parë ka miratuar ligjin e sponsorizimit, i cili është deaktiv ende edhe në ditët e sotme, deklaron Bajraktari:

“Filmi Kosovar për momentin ka vetëm një burim financiar institucional: QKK-në, (Qendrën Kinematografike të Kosovës). Edhe ajo ka një rregullore e cila përkrah me një përqindje rreth 50% të buxhetit të përgjithshëm të projektit filmik. Duke pasë parasysh gjendjen e përgjithshme të kineastëve të Kosovës kjo nuk është zgjidhje e mirë për të prodhuar filmin. Në parim kjo është gjysma e rrugës financiare të një projekti filmik, e cila rrugë, veç tash e tutje fillon me sfidat e veta e që në shumë raste bëhen të pakalueshme. Para disa viteve, në parlament është bërë ligji i sponsorizimit, i cili çuditërisht nuk ka funksionuar as sot e kësaj dite. Në një farë mënyre burim i vetëm institucional mbetet 50% i buxhetit të filmit. Nëse e krahasojmë këtë me sukseset e filmit kosovar i cili ka shkelur në shumë festivale botërore të kategorive ‘A’, kemi nominim të filmit të shkurtër edhe për Oscar’s, pa koment pengesë është përkrahja financiare institucionale.”

Ekipi i filmit ndërtohet nga një numër i madh kontribuesish në rrafshin profesional e teknik. Kur bie fjala te diskutimi mbi pagesën që u bëhet individualiteteve që ndihmojnë në realizimin e projektit filmik, Istrefi ka sqaruar se në kuadër të këtij ekipi më të dëmtuarit janë regjisorët, skenaristët e aktorët, të cilët paguhen nga fondet që ka producenti si investitor në projektin, ndërsa shërbyesit teknik janë materialisht më përfituesit nga puna me filmin:

“Sakrificat kryesore në pagesa i bartin producenti, regjisori, skenaristi dhe aktorët kryesorë. Kjo ndodh për shkak që këta kanë njëfarë satisfaksioni artistik, dhe kështu nga dëshira për të krijuar veprën artistike apo kinematografike, financiarisht janë të parët që sakrifikohen. Shërbimet teknike në këtë aspekt paguhen më së miri. Pra, rreth 1/3 e mjeteve nga subvencioni shpenzohen për shërbimet teknike (kamera, ndriçim, toni, etj). Sipas meje, kjo nuk është në rregull, por ashtu është.”

Filmi kosovar ka debutuar në disa festivale ndërkombëtare, e madje ka treguar potencial për t’u nominuar për çmimin Oscar, çka domosdo tregon se në thelb ai ka një status jomediokër kur diskutohet mbi kualitetin artistik, pohojnë burimet. Pasuria me të kaluarën e afërt, traditën, mentalitetin e përjetimet si përvoja unike do t’i shërbente ndërtimit të një tematike përfaqësuese e konkurruese në arenën ndërkombëtare, konsideron regjisori Bajraktari:

Ben Apolloni

“Kosova është një shoqëri në tranzicion. Ne ende i kemi kujtimet e traditave të së kaluarës së afërt, dhe ballafaqimit të tyre me një realitet të ri. Kemi kaluar një luftë me shumë vështirësi dhe shumë specifike sa i përket raportit të saj. Familja, organizimi i saj, mentaliteti, traditat në përgjithësi në shoqërinë tonë janë shumë unike. Pra, konsideroj qe kineastët kosovarë duhet t’i kenë parasysh temat që kanë këto përmbajtje të cilat janë tonat edhe do të ishin me interes për kinematografinë botërore.”

I pyetur për divergjimin e filmit kosovar si përmbajtje, mungesën dhe pengesat e tij në performimin në kinematografinë ndërkombëtare, Apolloni është shprehur se filmi kosovar si tërësi ka probleme me skenarët, regjinë, aktrimin e produksionin, e para së gjithash problem është edhe prodhimi i paktë i filmit kosovar, duke deklaruar kështu për rëndësinë e përvojës në perfeksionimin kualitativ të filmit:

“Prodhohen pak filma. Kur të prodhohen më shumë, do të ketë filma më të mirë. Sepse artistët do të mësohen nga përvoja. Në prodhojmë pak, dhe presim shumë sukses.”

Ngjashëm edhe Istrefi ka potencuar si kusht të pasurimit të filmit kosovar, zhvillimin e tij kuantitativ. I vetëdijshëm për konditat mbi të cilat zhvillohet kinematografia kosovare, me QKK-në dhe qasjen e saj jostrategjike, aktori ka konstatuar se prodhohet shumë ani pse në kushte ta pafavorshme:

“Në relacion me mbështetjen financiare që filmat marrin nga QKK, mendoj që prodhojmë shumë. Si numër, në krahasim me regjionin, sigurisht janë shumë pak. Kuantiteti ndoshta nuk e përcakton kualitetin, por kur ka kuantitet, ndoshta artistët motivohen të kërkojnë edhe kualitet.”

Sipas Bajraktarit, Kosova duhet të punojë në zgjerimin e rrjetit kinematografik përmes prodhimit më të madh të filmit kosovar, pasi në esencë ai, pra filmi kosovar veçse ka dëshmuar për kualitet artistik me debutimin nëpër festivale botërore:

“Edhe pse Kosova prodhon pak filma, mendoj që shumica prej tyre kanë kualitet artistik edhe kanë qenë konkurrentë në shumë festivale botërore Definitivisht Kosovës i duhet prodhim më i gjerë i filmit.”

Tematika është kusht i përqafimit të një vepre arti nga audienca në përgjithësi, e e njëjta vlen edhe për filmin, artin e shtatë. Krahas Bajraktarit i cili më sipër deklaroi rëndësinë që filmi kosovar të promovojë autencitetin tematik duke huazuar nga e kaluara, psika e tradita vendore, aktori Istrefi ka folur mbi nevojën që rrjeti kinematografik të zgjerohet edhe në zhanret e tjera si: komedia, aksioni, trilleri, të cilat domosdo do t’i sillnin edhe beneficione materiale dhe do t’i shërbenin konsolidimit të kinemasë vendore si objekt i prezantimit skenik të filmit. Sa i përket klishetizimit tematik të filmit kosovar, aktori në fjalë e ka adresuar si problem të lidhur me QKK-në, e cila sipas tij është e prirë që të financojë kryesisht filma dramë, me qasje autoriale, meqë i sheh më me potencialë për të depërtuar në festivalet ndërkombëtare:

“Projektet filmike që mbështeten nga QKK, kryesisht janë të zhanrit dramë, filma me qasje autoriale, të cilët, sipas tyre kanë më shumë gjasa që të plasohen në Festivale Botërore. Mendoj që QKK duhet të mbështesë edhe filma të zhanreve të tjera, të cilat mund të jenë më atraktive edhe për publikun, sepse industria ndërtohet atëherë kur filmi shikohet shumë edhe nëpër kinema, dhe sjell të hyra edhe në vendin e vet. Mendoj që komedia, filmat që quhen aksion, thriller, mund të kenë audiencë të madhe në kinematë tona.”

Qendra Kinematografike e Kosovës

QKK-ja përkundër insistimit të redaksisë së Fol Drejtit nuk ka dhënë prononcim mbi pyetjet e adresuara. Në faqen e saj zyrtare këto ditë ajo ka publikuar hapjen e konkursit vjetor për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2022, ku si përfitues janë theksuar kategoritë e renditura më poshtë:

– filmi i metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar
– filmi i shkurtër dhe i gjatë i animuar
– filmi debutues i metrazhit të gjatë artistik
– koroproduksioni minor për film të metrazhit të gjatë artistik
– postproduksioni për film të metrazhit të gjatë artisitik, dhe
– zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.

Nga gjetjet e Fol Drejt është vënë re se në kuadër të secilës kategori regjisorët e producentët iu nënshtrohen një sërë procedurave komplekse, e midis tjerash edhe pagesës me një kartëmonedhë njëqindshe për formularin e aplikimit. Kineastët kosovarë janë të pakënaqur me fondet që ndan ky institucion për përkrahjen e filmit kosovar, pasi kjo edhe penalizon vetë suksesin dhe konsolidimin e regjisorëve, skenaristëve e aktorëve të mirë. Sipas Apollonit në Kosovë nuk mund të flitet për rrjet kinematografik, por as edhe për kineastë të krahasueshëm me ndërkombëtarët, meqë potenciali i tyre nuk stimulohet nga shteti:

“Kur të bëhen filma, kur të ketë fonde për t’u përkrahur artistët e filmit siç duhet, atëherë në skenë do të dalin edhe skenaristë të mirë, edhe regjisorët e mirë edhe aktorët e mirë. Tash për tash, ka veç naj sukses aksidental, dhe kaq.”

Nga ana tjetër Istrefi lidhur me rolin emblematik që ka një aktor i mirë në përftimin e përjetësimin e një filmi kualitativ, ka deklaruar se përgjithësisht Kosova ka aktorë të mirë, të cilët kanë treguar performanca kulminante edhe me debutimin e tyre përtej kufirit. Midis tjerash, ai ka specifikuar se Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha me performancën e tyre filmike kanë arritur të krijojnë role botërore.

“Mendoj që në aktrim qëndrojmë mjaft mirë. Të gjithë filmat që kanë arritur suksese në Festivalet më të medha ndërkombëtare, pa një aktrim kulminant, nuk besoj që do të kishin të njëjtin sukses. Publiku fillimisht komunikon me skenarin dhe aktorin, e pastaj edhe në aspektet tjera. Pra, Yllka Gashi në “Zgjoi”, Kushtrim Hoxha në “Nëntorin e ftohtë”, etj. etj. kanë krijuar role botërore.”

Nga prononcimet e tre kineastëve kosovarë vihet në pah se përgjithësisht pengesë kruciale në zhvillimin e filmit kosovar është mungesa e mbështetjes më të madhe nga QKK-ja, pra stimulimit institucional me subvencione ndaj diversitetit zhanror filmik çka do të impononte pozitivisht krijimin e një rrjeti më të pasur kinematografik me hapjen edhe të kinemave. Debutimet ndërkombëtare të filmit kosovar provojnë kualitetin artitstik të asaj që krijohet me aq sa i mundësohet kësaj industrie, por ky sukses ka gjasa të penalizohet pikërisht nga neglizhenca e institucioneve kompetente për t’u marrë seriozisht me potencialin e kësaj industrie për prezantimin ndërkombëtar të vlerave të vendit tonë, deklarojnë kineastët kosovarë./Leonora Hajra/FolDrejt.com/

Tags: aktorearena nderkombetareBen ApollonidebutimiFaton Bajraktarifilmi kosovarFol DrejtInstitucionileonora hajrambeshtetjanominimiQKKregjisoreShkumbin Istrefi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Byrek me djathë kaçkavall – Receta e një dreke ideale

Lajmi tjetër

Foto/ Javë me diell dhe vranësira

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM