Aktorja, këngëtarja, producentja, tekstshkruesja e shkrimtarja e njohur amerikane Hilary Duff, para pak kohe ishte në qendër të vëmendjes pas martesës së saj me Matthew Koma.
Bukuroshja 32-vjeçare, së fundmi mori edhe njëherë vëmendjen me paraqitjen e saj publike, shkruan Indeksonline.
Ajo u paraqit në lagjen e Studio City të Los Angelesit, ku u pa e vetme, me një stil të veçantë, duke zgjedhur të duket tejet e thjeshtë.
Teksa po zbriste nga makina e saj, ajo u vërejt e veshur me xhinse blu, dhe me një bluzë, derisa ajo kishte vendosur të dukej e thjeshtë edhe përkundër famës së madhe që e gëzon në të gjithë botën.
Kujtojmë që ajo është aktive në jetën publike që nga viti 1993, duke vazhduar të jetë edhe sot.