Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon se në total numri i rasteve aktive është 1,567.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,116 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.540 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 1.552 testime, 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. /FolDrejt/