Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 28,751.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,008 persona
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës.
Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /FolDrejt/