Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon në total numri i rasteve aktive është 371, transmeton Fol Drejt.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.028, nga coronavirusi kanë vdekur 2,990 persona në Kosovë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.047 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.669.230 doza të vaksinës.
Deri më sot 781.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /FolDrejt/