Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon se në total numri i rasteve aktive është 415.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138 persona, transmeton Fol Drejt.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 126 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.885 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.385 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./FolDrejt/