Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 59.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.262 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.154 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.170, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona. /FolDrejt/