Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 138 persona.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.052, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 96 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.705 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.930 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.635 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /FolDrejt/