Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka njoftuar në raportin e fundit se brenda 24 orëve janë 196 raste aktive me coronavirus në Kosovë, transmeton Fol Drejt.
MSH bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 49 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,199 persona.
Sipas MSH-së, nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 1,835.791 doza të vaksinës./FolDrejt/