Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), bënë të ditur se 3,176 raste aktive me coronavirus janë në Kosovë, shkruan Fol Drejt.
Nga coronavirusi në 24 orët e kaluara, sipas MSh-së, janë shëruar 274 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,191 persona.
Po në 24 orët e kaluara janë vaksinuar 55 persona, ndërkaq, në total numri i dozave të administruara është 1,835,301. /FolDrejt/