Ministria e Shëndetësisë, në bazë të raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, bën të ditur se janë 4,847 raste aktive me coronavirus në Kosovë, shkruan Fol Drejt.
MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 1,196 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,187.
Ministria po ashtu bën të ditur se janë vaksinuar 45 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë administruar 1,835,156 doza të vaksinës. /FolDrejt/