Ministria e Shëndetësisë (MSh), bazuar në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), bën të ditur se në Kosovë janë 5,561 raste aktive me coronavirus, transmeton Fol Drejt.
Ministria njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 952 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,178.
MSH njofton se nga fillimi i pandemisë në total janë administruar 1,835 031 doza të vaksinës./FolDrejt/