Ministria e Shëndetësisë, në bazë të raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), ka njoftuar se në Kosovë janë vetëm 88 raste aktive me coronavirus.
Sipas raportit të fundit, janë bërë 205 testime prej të cilave dy persona kanë dal pozitiv me COVID-19.
E derisa nuk është raportuar për të vdekur, bëhet e ditur se janë shëruar 42 persona, si dhe janë dhënë 20 vaksina anti-COVID-19./FolDrejt/