Sipas raportit zyrtar të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSh), numri i rasteve aktive me koronavirus, ka shkuar mbi 9000, shkruan Fol Drejt.
Më saktësisht edhe 9,914 raste janë aktive me koronavirus në vend.
Gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), nuk ka raportuar asnjë viktimë, 1,030 raste të reja me COVID-19 teksa janë shëruar 580 pacientë./FolDrejt/