Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), përkatësisht, raportit të fundit të Institutit Kombëtar, të Shëndetit Publik (IKShPK), aktualisht në Kosovë janë 8 mijë e 988 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Të dhënat tregojnë për 618 raste të reja, ndërkohë që një person ka vdekur nga Coronavirusi.
Sipas IKShPK-së në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 331 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë tregon se deri më tani janë dhënë 903,971 vaksina të dozës së parë, 824,248 të dozës së dytë, 104,729 të dozës së tretë dhe 1,516 të asaj së katërtës. /FolDrejt/