Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 5, shkruan Fol Drejt.
Nga 26 testime prej të cilave asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë të vdekur ndërsa është shëruar një person.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.946 doza të vaksinës anti Covid, kurse në 24 orët e fundit janë vaksinuar 9 persona, njofton MSh./FolDrejt/