Sipas raportit zyrtar të lëshuar nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), në spitalet dhe klinikat e vendit, janë duke u trajtuar nga COVID-19, 11 pacientë, transmeton Fol Drejt.
“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet nga klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 37 pacientë, 11 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 26 post-Covid” – thuhet në raportin zyrtar.
Ky është raporti i plotë:
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet nga klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 37 pacientë, 11 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 26 post-Covid.
Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 12 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient