Një akullnajë gjigante, katër herë më e madhe se Nju Jorku, u shkëput nga Antarktida dhe tani po noton në Detin Weddell.
Ajo u bë akullnaja më e madhe në botë që do të notojë nëpër det të hapur, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).
Akullnaja, të cilën shkencëtarët e quajnë A-76, u fotografua kohët e fundit nga sateliti Copernicus Sentinel-1 i ESA.
Hapësira e saj është 4.320 kilometra katrorë, është e gjatë 175 kilometra dhe e gjerë 25 kilometra.
Për krahasim, zona e New York City është 1,213 kilometra katrorë, dhe ishulli spanjoll i Majorka ka një sipërfaqe prej 3,640 kilometra katrorë.
ESA tha që ajsbergu u pikas për herë të parë nga Keith Makinson, një oqeanograf polar javën e kaluar dhe kjo është konfirmuar nga Qendra Kombëtare e Akullit e SHBA-së duke përdorur imazhet Copernicus Sentinel-1 të ESA.