Forcat ruse në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë në Ukrainë po përdorin “taktika terroriste” duke përdorur vendndodhjen për të nisur sulme me raketa ndaj civilëve, i është thënë BBC.
“Çdo mëngjes zgjohemi dhe shohim që kanë goditur vetëm shtëpitë e banimit”, tha një biznesmen vendas.
Rusia kapi uzinën e Zaporizhzhia në mars, por mbajti punonjësit e saj ukrainas.
Të premten, Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën se kishin goditur të paktën një nga linjat e energjisë elektrike të termocentralit.
Rusia kontrollon centralin dhe zonat përreth, afër territorit të mbajtur nga ukrainas, përcjell rtv21.tv
Zyrtarët perëndimorë kanë dhënë alarmin për taktikat e Rusisë atje.
Centrali bërthamor i Zaporizhzhia ndodhet në qytetin Enerhodar, në jug-lindje të Ukrainës përgjatë bregut të majtë të lumit Dnieper (Dnipro në ukrainisht). Aktualisht është duke u operuar nën mbikëqyrjen ruse.
Ai përbëhet nga gjashtë reaktorë uji nën presion dhe ruan mbetjet radioaktive.
Në përditësimin e saj të përditshëm të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia po përdorte zonën për të nisur sulmet, duke përfituar nga “statusi i mbrojtur” i termocentralit bërthamor për të zvogëluar rrezikun e sulmeve gjatë natës nga forcat ukrainase.
Kreu i Agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, paralajmëroi këtë javë se centrali ishte “plotësisht jashtë kontrollit” .
Një zyrtar nga Rusia në rajon i tha agjencisë së lajmeve Reuters se forcat ukrainase po përdorin armë të furnizuara nga perëndimi për të sulmuar fabrikën.
Të premten, kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës “Enerhoatom”, akuzoi trupat ruse për goditjen e një linje energjie të tensionit të lartë në termocentral. Pavarësisht kësaj, kompani tha se stacioni po vazhdonte të funksiononte dhe nuk u zbuluan shkarkime radioaktive./21Media