Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Kuleba, deklaroi se lufta mund të ishte parandaluar nëse Gjermania do të kishte ndryshuar qëndrim më herët, duke akuzuar Berlinin se deri më tani e ka parë gjithçka me “syzet ruse”.
Në një intervistë me shërbimin publik gjerman ARD, Kuleba tha se Ukraina kishte marrë parasysh ndryshimin në pozicionin e Gjermanisë dhe se kursi i fundit gjerman ndaj Rusisë kishte dështuar.
“Megjithatë, nëse Gjermania do të kishte ndryshuar qëndrimin e saj më herët, ne mund ta kishim parandaluar luftën”, tha ai./FolDrejt/