Ajo është anëtare e HDP-së pro-kurde -e akuzuar për anëtarësim në një organizatë terroriste nga një gjykatë turke.
Një gjykatë turke ka urdhëruar paraburgimin e një deputetje të Partisë Demokratike Popullore (HDP) me akuza të lidhura me terrorizmin , tha policia në Stamboll dhe avokati i saj, ndërsa partia e saj e përshkroi paraburgimin si të paligjshëm dhe të pamoralshëm, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Semra Güzel, një anëtare e HDP-së , iu hoq imuniteti i saj parlamentar në mars pasi media turke publikoi foto të vjetra të saj me një person të armatosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Ndaj saj është lëshuar një urdhër-arresti me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste.
Guzel u arrestua të premten në Stamboll, ndërsa një gjykatë dje ka dhënë vendim për paraburgimin e saj deri në gjykim, sipas policisë në Stamboll, si dhe urdhër të prokurorit./FolDrejt/