Skuadra e Arabisë Saudite, Al Hilal ka bërë një ofertë rekord botëror prej 259 milionë funte për sulmuesin e Paris St-Germain, Kylian Mbappe, raporton Press Association.
Sipas BBC, kapiteni 24-vjeçar i Francës, i cili ka një vit të mbetur nga kontrata e tij, ka refuzuar të nënshkruajë një zgjatje me kampionët e Francës dhe nuk ishte pjesë e turneut parasezonal në Japoni.
PSG dëshiron ta shesë Mbappen tani në vend që ta lërë të largohet falas verën e ardhshme.
Lëvizja prej 200 milionë funte e Neymar nga Barcelona te PSG në 2017 është rekordi aktual.