Njëri ndër televizionet më të mëdha botërore “Al Jazeera” ka shkruar një artikull të gjatë për Masakrën e Mejës, duke e njoftuar mirë për krimet serbe ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë në Luftën e Kosovës 1999.
Në 27 prill 1999, forcat serbe vranë 376 shqiptarë etnikë të besimit islam dhe katolik në Meja, gjatë kohës kur ata u detyruan të largohen nga vendlindjen e tyre për në Shqipëri, përcjell foldrejt.com, shkrimin e AJ.
Mes të vrarëve në konfliktin e fundit të Europës në shekullin e 20-të, është edhe i ndjeri Sali Alijaj, 52 vjeç. Burrat u ndanë nga gratë dhe fëmijët dhe u ekzekutuan në një fushë të afërt.
“Humba babain tim në masakët. Ishte ditë e rrezikshme; ata mund të më rrëmbenin edhe mua. Por falë Zotit, mbijetova,” tha djali i Alijaj, Muharremi (35). 35 vjeçari fatkeq akoma kujton shikimin e fundit kundrejt babait të tij. “Ai thjesht na shikonte me trishtim. Por në vetëvete ishte mjaft i gëzuar që nuk më morrën edhe mua – sëpaku njëri prej nesh mbijetoi. Por ai akoma kishte trishtim në fytyrë,” tha Muharremi pranë varrit të të atit, përcjell foldrejt.com.
![]() |
Persona të shumtë vizitojnë memorialin e viktimave të Masakrës së Mejës [Valerie Plesch/Al Jazeera] |
Alijaj ishte duke u larguar nga vendlindja me traktor, kur u rrethua dhe u rrëmbye nga forcat serbe. Motra e tij, Sofe Alijaj (92) poashtu nuk mund të harrojë atë moment, kur forcat serbe ia marrin të vëllain dhe ajo s’mund të bëjë asgjë për ta ndihmuar – përveç se ta vajtojë.
![]() |
Motrat Xufe Hoxha dhe Hate Jasiqi pranë varrit të djalit të Xufe, i cili u vra në 27 prill, 1999 [Valerie Plesch/Al Jazeera] |
Në 20 vjetorin e Masakrës së Mejës pati vizita nga liderët e Kosovës dhe ambasadori amerikan Philip Kossnet, vendi i të cilit llogaritet së më meritori për pavarësinë e Kosovës, përcjell foldrejt.com.
![]() |
Nife Alijaj vajton vrasjen e burrit të saj Sali [Valerie Plesch/Al Jazeera] |
Nëse pranvera sjell shumë gëzim për banorët ane e mbanë botës, kjo nuk vlen për një pjesë të madhe të shqiptarëve të Kosovës, të cilët ua sjell ndërmend viktimat e Luftës 1999.
![]() |
Foto nga 20 vjetori i Masakrës [Valerie Plesch/Al Jazeera] |
Shemsie Hoxha, 60, është tepër fatkeqe, pasi përveç burrit humbi edhe dy djemtë në Meja.
“Më i riu ishte 14 vjeç dhe ata ma rrëmbyen djalin nga duart e mia. Më i vjetri ishte 18 vjeç. Burri im ishte 44. Unë u mundova ta mbaj djalin tim 14 vjeçar, Adrianin, duke u thënë se është tepër i ri, por ata më rrahën dhe ma morrën nga duart,” kujton Hoxha pranë varrit të tre familjarëve. “Shpresoja për ndonjë mrekulli. Prisja që ata të kthenin prap. Kur ata nuk u kthyen më, vijuam rrugën për në Shqipëri”.
![]() |
Emrat e 376 viktimave në Meja [Valerie Plesch/Al Jazeera] |
Pas luftës Hoxha vizitoi menjëherë vendin ku pa përherë të fundit familjarët.
“Fusha ishte thuajse e zbrazët, por mbi të kishte disa kufoma. Unë nuk mund të gjeja fëmijët e mi.”
Në 2005 ata u gjetën në një varr masiv në Serbi. Pas testit të ADN, u rivarrosën në Meja.
“Dhimbja dhe memoria janë të njëjta si para 20 vitesh.”
![]() |
Varret e viktiamve