Dallimet mes SHBA dhe BE në lidhje me Kosovën mund të destabilizojë Ballkanin Perëndimor, shkruan fillimisht në artikullin e Al Jazeera.
Artikulli i shkruar nga ekspertja e Europës Qendrore dhe Lindore, Una Hajdari, flet edhe për “kalkulimet e Trump-it” ku në rastin e Kosovës, ashtu si në Ukrainë, ka përzgjedhur “dy kanale” përmes dy diplomatëve – njëri është diplomati veteran Mattheë Palmer, kurse tjetri është ambasadori kontravers dhe i afërt me presidentin Donald Trump, Richar Grenell. Ky i fundit u ka premtuar ndihmë financiare shteteve të Kosovës dhe Serbisë, në rast se arrijnë marrëveshje në të ardhmen e afërt.
Trump kërkon me patjetër një marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, për ta shfrytëzuar atë si sukses në zgjedhjet presidenciale të 2020. Pas dështimit me Iranin, Korenë Veriore, suksesi i “vetëm” mbetet ay mes Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë, në kohën kur në Ballkan janë shtuar ndikimet e Kinës dhe Rusisë, është imediate që SHBA dhe BE të mos ndryshojnë vendimet e tyre, pasi kontesti Kosovë-Serbi, mund të çonte në vorbull jo-stabiliteti gjithë rajonin.