Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se një vendim për kontratën e Lionel Messit nuk do të merret deri në vitin e ardhshëm, shkruan Goal, transmeton Fol Drejt.
Ndërsa argjentinasi do të takohet me Kylian Mbappe dhe Francën në finalen e Kupës së Botës më vonë sot, mbetet e paqartë se cili do të jetë hapi i ardhshëm në karrierën e tyre në PSG. Në të vërtetë, dyshja kanë qenë subjekt i shumë spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tyre që nga fillimi i sezonit.
Siç citohet në La Gazzetta Dello Sport, presidenti i PSG-së iu drejtua situatës duke thënë: “Kylian sapo ka nënshkruar një kontratë të re dhe ajo e Leos zgjat të paktën deri në fund të sezonit. Të dy, por në realitet të gjithë lojtarët janë të lumtur që luajnë për PSG-në. Paraqitjet e tyre më të fundit e dëshmojnë këtë, edhe para Kupës së Botës. PSG nuk ka humbur asnjë ndeshje deri më tani. Dhe PSG-ja e femrave, si zakonisht, po ecën shumë mirë.
Ai shtoi: “Asnjë vendim për kontratën e Messit nuk do të merret deri në vitin e ardhshëm. Klubi dhe lojtari do të bëjnë atë që është e drejtë dhe në interesin më të mirë të të dyja palëve. Ne jemi të gjithë shumë të lumtur tani, gjë që është fantastike”./FolDrejt/