Është një nënvlerësim të thuhet se në Al Nassr janë të kënaqur që arritën të sjellin Cristiano Ronaldon, i cili do të bëhet kështu futbollisti më i paguar i të gjitha kohërave…
Në klubin e tij të ri, Ronaldo do të veshë fanellën me numrin 7, me të cilën tashmë ka pozuar për kanalet mediatike të klubit.
Al Nassr e prezantoi portugezin e famshëm në Instagramin e tij me fjalët:
“Historia në zhvillim e sipër. Ky nënshkrim do të frymëzojë jo vetëm klubin tonë për të arritur suksese edhe më të mëdha, por gjithashtu do të frymëzojë ligën tonë, vendin tonë dhe brezat e ardhshëm, djem e vajza, që të jenë versionet më të mira të tyre. Cristiano, mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re.”
Për kujtim, Ronaldo duhet të marrë rreth 200 milionë euro në sezon për dy sezonet e gjysmë të kontratës, ku do të përfshihen aktivitete të ndryshme komerciale.
Gazetari i njohur Fabrizio Romano publikoi deklaratën e parë të Ronaldos pas nënshkrimit:
“Jam i kënaqur për përvojën e re në një ligë dhe një vend tjetër. Vizioni që ka Al Nassr është shumë frymëzues. Mezi pres të bashkohem me shokët e mi dhe ta ndihmoj skuadrën të jetë edhe më i suksesshëm”.
History in the making. This is a signing that will not only inspire our club to achieve even greater success but inspire our league, our nation and future generations, boys and girls to be the best version of themselves. Welcome @Cristiano to your new home @AlNassrFC pic.twitter.com/oan7nu8NWC
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) December 30, 2022