Dhjetëra shkolla në Bruksel dhe në rajonin Brabant të Belgjikës janë mbyllur të hënën për shkak të një alarmi për bombë e cila u pranua të dielën vonë, njoftoi Drejtoria e Arsimit Valonia – Bruksel.
“Organi organizator, në respektim të rreptë të parimit të kujdesit, ka marrë vendimin për të pezulluar mësimet dhe pranimin e nxënësve të hënën në objektet e vendosura në Bruksel dhe në Walloon Brabant”, theksoi WBE, duke cituar emrat e 29 shkollave që morën kërcënimin për bombë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“WBE është në kontakt me autoritetet kompetente, situata i nënshtrohet vlerësimit të vazhdueshëm. Disa lokacione tashmë janë kontrolluar ose janë duke u kontrolluar. Situata do të rivlerësohet gjatë ditës”, shtohet më tej./FolDrejt/