Menaxhmenti i aeroportit njoftoi se një person është shtruar në spital për shkak të plagëve që ka pësuar teksa tentoi të arratisej përmes shiritit transportues për bagazhet.
Menaxhmenti i aeroportit Ben Gurion në Tel Aviv njoftoi se familja e turistëve amerikanë, të cilët kishin një granatë të pashpërthyer në bagazhin e tyre, u lejuan të hipnin në fluturim, pas marrjes në pyetje nga stafi i sigurisë, të cilët thanë se gjithçka ishte në rregull, shkruan Jerusalempost, transmeton FolDrejt.
Familja amerikane shkaktoi alarmin për bombën në aeroportin kryesor izraelit, kur u raportoi oficerëve të sigurisë një granatë të pashpërthyer që e gjetën gjatë një vizite në Lartësitë e Golanit dhe të cilën e paketuan për t’u kthyer, thanë autoritetet izraelite./FolDrejt/