Baza ushtarake amerikane Andrews në shtetin e Maryland, një nga bazat ushtarake më të ndjeshme në SHBA, u mbyll pas raportimeve për paraqitjen e një personi të panjohur të armatosur, thanë autoritetet.
Baza në Maryland, ku ndodhet Air Force One i presidentit, u mbyll të enjten pasdite me orën lokale pasi i dyshuari u pa pranë njësive të banimit që përdoreshin për të strehuar personelin ushtarak dhe familjet e tyre, tha një zëdhënës i bazës.
Ai tha se nuk ka pasur të shtëna dhe se nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa forcat e sigurisë, patrullat këmbësore dhe mobile janë në kërkim të të dyshuarit, transmeton AP, përcjell Fol Drejt.