Policia e Tiranës ka pranuar një alarm për bombë në gjykatën e Apelit.
Siç njofton policia, telefonata ka ardhur rreth orës 11:00, sipas së cilës një sasi lënde plasëse është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”.
“Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.
Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/