NP “Termokos” Sh.A, ka njoftuar konsumatorët kryeqytetas, se për shkak të “pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u” është ndërprerë furnizimi për të gjithë konsumatorët, raporton Fol Drejt.
Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht është duke u furnizuar vetëm Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK).
Për më shumë, shihni njoftimin e plotë:
Ndërpritet furnizimi me ngrohje
15.12.2021, Prishtinë
NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.
Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje.