Drejtoresha e Observatorit Kombëtar të Shëndetit Publik Rospotrebnadzor, në Rusi, Anna Popova dha sot detaje rreth evolucionit të mutacionit Omicron. Sipas saj, deri më tani janë evidentuar 41 raste të infektimit me variantin e ri, ku gjendja e të gjithë pacientëve konsiderohet e e stabilizuar.
Popova tha se shumica e të infektuarve me Omnicron ishin vaksinuar ose ishin diagnostikuar me koronavirus më parë. Njëkohësisht ajo tha se mjekët kanë vërejtur në tre ditët e para simptoma, si temperaturë, dobësi, kollë dhe dhimbje të fytit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për aftësinë e Omicron për të reduktuar efektivitetin e antitrupave, duke rezultuar në përhapjen e tyre të shpejtë./abcnews.al