Është bërë e ditur se ka dyshime për bombë në Aeroportin e Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përcjell Fol Drejt.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ju sjellim më poshtë disa pamje rreth situatës momentale në aeroport./FolDrejt/