Edhe 1219 raste me COVID-19 janë shtuar në 24 orëshin e fundit në Kosovë, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në raportin e publikuar nga Ministria, del se janë kryer gjithsej 3283 testime dhe prej tyre mbi 1000 persona kanë rezultuar pozitivë, transmeton Fol Drejt.
Të vdekur nuk ka, ndërkohë janë shëruar 257 persona.
Raste aktive janë gjithsej 4225./FolDrejt/