Edhe 407 persona janë konfirmuar me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Në njoftimin e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet me dije se gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërkohë janë shëruar 149 persona, transmeton Fol Drejt.
Aktualisht, në Kosovë qarkullojnë 1860 raste aktive me COVID-19./FolDrejt/