FMN dhe Arabia Saudite nënshkruan sot një marrëveshje për krijimin e një zyre përfaqësuese rajonale të FMN në Riad.
Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi sot se deri në 20 vende, shumë prej tyre në Afrikë, mund të kërkojnë ndihmë urgjente për t’u marrë me krizën globale të ushqimit.
Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, duke folur në një konferencë në Arabinë Saudite, tha se 141 milionë njerëz në të gjithë botën arabe mund të jenë të ekspozuar ndaj mungesës së ushqimit, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.