Në njëzet shkolla të mesme në Beograd të Serbisë është raportuar të jenë vënë bomba shkruan RTS.
20 shkolla të mesme në Serbi e kanë pranuar një mesazh elektronik se u është vënë një bombë, dhe policia ka konkluduar që ky kishte qenë alarm i rrejshëm për së paku tetë shkollat, sipas RTS, transmeton Fol Drejt.
RTS-së në mënyr jozyrtare I është konfirmuar që alarmed e rrejshme për bombë ishin bërë në shkollat si ajo e Mjekësisë në Zvezadara, Gjimnazin “Beogradi i shtatë” në Zvezdara, Shkollën e Pesë Ekonomike në Rakovicë.
Edhe Ministria e Arsimit ka njoftuar se 20 shkolla të mesme në Beograd e ka pranuar këtë email duke bërë që studentët dhe punëtorët të evakuohen derisa policia dhe shërbimet tjera adekuate ta kontrollojnë gjendjen.
Situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në Mal të Zi disa ditë më parë./FolDrejt/