Gjatë ditës së djeshme u dha alarm për bomba në shtatë shkolla të Shkupit, në Maqedoninë e Veriut.
Policia maqedonase, e cila po vazhdon hetimet për ta parë se kush qëndron pas denoncimeve, nga informaionet e deritashme kanë thënë se emaile-t me kërcënime vijnë nga jashtë vendit, konkretisht nga Zvicra e Kroacia, e megjithatë ende nuk është zbuluar dërguesi i këtyre emaileve.
MPB në realizimin e këtij operacioni ka kërkuar edhe ndihmë ndërkombëtare, nga Interpoli dhe Europoli./FolDrejt/