Alarm i rrejshëm.
Kështu doli të jetë paralajmërimi për një shpërthim të mundshëm brenda kampusit të Universitetit “Hasan Prishtina”.
Kjo u bë e ditur nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha kjo u konstatua pas kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar brenda UP-së.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë ” – tha Ahmeti./KlanKosova/