Një pako e dyshimtë ka vënë në alarm policinë e Shkodrës.
Pakoja është gjetur në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi” dhe nuk dihet ende çfarë materiali mund të ketë brenda.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka.
Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme. /abcnews.al/