Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin në lidhje me përdorimin e armëve kineze nga Serbia për tregues të agresionit të hapur ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Kurti njoftoi se Ushtria e Serbisë është duke përdorur sistemin raketor FK-3 dhe dronët CH-92, të cilat kanë origjinë kineze.
“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë, teksa po shfaq hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar kryeministri Kurti në ‘X’, përcjell Fol Drejt.