Jens Stoltenberg thotë se lufta mund të zgjasë për javë, muaj apo edhe vite, duke shtuar se aleatët po “i imponojnë kosto të mëdha Rusisë përmes sanksioneve, një mënyrë kjo për të ndihmuar në shkurtimin e kohëzgjatjes së konfliktit.
Stoltenberg ka shtuar se nëse lufta do të zgjasë për një kohë të gjatë, rreziku është kryesisht tek populli i Ukrainës, i cilido të vuajë më shumë pasi do të shohë vdekje dhe shkatërrime.
“Por sigurisht, për sa kohë që lufta vazhdon, do të ketë rrezik për përshkallëzim përtej Ukrainës dhe kjo është ajo në të cilën NATO është fokusuar, për të parandaluar atë përshkallëzim”, ka thënë Stoltenberg.