Një tërmet i fortë me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter goditi shtetin amerikan të Alaskës të shtunën në mbrëmje sipas kohës lokale, bëri të ditur Instituti Sizmologjik i SHBA-ve.
Tërmeti ka ndodhur 106 kilometra në jug të qytetit Sand Point, pranë ishujve Shumagin, të cilët ndodhen në jug të Alaskës, në një thellësi prej 9.3 kilometrash.
Instituti Meteorologjik Amerikan ka lëshuar një paralajmërim për cunami./FolDrejt/