Albesjana Iberhysaj është ambasadorja e re e Kosovës në Çeki.
Iberhysaj ka bërë të ditur se këtë të hënë ia ka paraqitur letrat kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke.
“Sot ia paraqita letrat kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë, duke nisur zyrtarisht mandatin tim si shefe e misionit të Kosovës në Çeki”, ka shkruar Iberhysaj, transmeton Klankosova.tv.
Ajo tha se ndihet e bekuar që do ta përfaqësojë Kosovën në Çeki.
“Mezi presim të punojmë ngushtë, të thellojmë dhe të forcojmë më tej marrëdhëniet e Kosovës me Çekinë”, ka shkruar Iberhysaj në llogarinë e saj në Twitter.