Për rastin e sot ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook e ka dënuar dhunën duke e cilësuar si të tmerrshme.
Ky është postimi i plotë i kryeministrit në Facebook:
Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.
Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndjenjën dhe përkujdesjen qytetare.