Ambasadori i shkarkuar i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra, është rikthyer dhe po vazhdon qëndrimin në vend.
Emra, në Oxygen në Klan Kosova, la të kuptohet se puna e tij ka penguar krerët shtetëror në Kosovë prandaj edhe e shkarkuan.
Albin Kurti apo Vjosa Osmani të shkarkuan? U pyet Emra nga Besim Dina.
“Kom pas nevojë shpeshherë me marrë këshilla, por s’është që kam marrë ndonjëherë. Mbase ka pas kush me më dhënë këshilla, por që s’kanë dashtë mua me më dhënë këshilla”.
“Nuk po përgjigjem, po e lë që ata të përgjigjen për këtë. Dikasteret janë të ndara, por dihet se kush po udhëheq me politikën e jashtme”, tha ai.
Megjithatë, Emra u uron shëndet e jetë të gjatë atyre që e shkarkuan veçanërisht për një gjë.
“Nuk po përgjigjem, po e lë që ata të përgjigjen për këtë. Dikasteret janë të ndara, por dihet se kush po udhëheq me politikën e jashtme. Por, mund të them se mua më kanë bërë dëm të përkohshëm – por ua dëshirojë shëndetin e plotë, jetën e gjatë për arsye se kam dëshirë që të shohin sukseset e mija të ardhshme”.
“Nuk e kam në natyrë që të dorëzohem, prandaj mesazhi im është shumë i qartë që kurrkush nuk mund të më pengojë që të punojë për vendin tim” tha Emra.