Kurti: Nga 15 marsi hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja.
Kryeministri Albin Kurti gjatë një konference për media ka bërë me dije se nga 15 marsi do të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
“Ftojmë Serbinë që të zotohet që ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se nëse Serbia vazhdon fushatën miqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.
“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditëshe”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti ka pohuar se nëse Serbia nuk reflekton në këtë drejtim, atëherë tarifa 100 për qind do të rikthehet përsëri.
“Nëse pala serbe nuk reflekton përsëri, atëherë Qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qershor do ta rikthejë tarifën përsëri. Reciprociteti i plotë tregtar instalohet pas 15 qershorit”, ka deklaruar Kurti, raporton Epoka e Re.