Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Greqia ka thënë që ka ardhur koha që ky shtet ta njohë Kosovën.
“Ne kemi komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë me Greqinë, populli i Kosovës me popullin grek, qeveria e Kosovës me qeverinë greke. Nuk ka çështje të pazgjidhura. Ka një urë të cilën duhet ta kapërcejmë dhe ka ardhur koha që Greqia ta njohë Kosovën dhe para kësaj, dhe sidomos pas kësaj, do të mund të rrisnim bashkëpunimin tonë ekonomik me investime ekonomike, por edhe këmbimet tona tregtare”.
“Besoj që Greqia është lidere rajonale dhe mund ta ndihmonte Kosovën shumë në përfitimin e njohjeve të tjera në këto zhvendosje tektonike dhe rrethana gjeopolitike t’i bashkohemi NATO-s dhe BE- sa më herët që është e mundur dhe ndoshta shumë më herët sesa që është menduar para ca muajsh”.
Kurti, që këto komente i bëri në bashkëbisedim me gazetaren e Politico Europe, Nektaria Stamouli në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, tha se Kosova do të
“Duam të hyjmë në NATO dhe BE, por është shumë e mundshme që për shkak të faktorëve të shumtë më së pari do të hyjmë në NATO sesa në BE. Jemi vend që kërkon njohje të reja në botë, por në veçanti në kontinentin evropian sepse kemi pesë shtete në BE dhe katër në NATO që s’na kanë njohur dhe shpresoj që edhe këto shtete do t’i bashkohen së shpejti shumicës së shteteve për anëtarësim”.