Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

«Albin Kurti ka dalë prej Vetëvendosjes, e ka formuar një parti të re»

3 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Para disa ditësh, në një studio televizive, Visar Ymeri e dekonstruktoi në mënyrë të shkëlqyer stadin në të cilin e ka mbërri Lëvizja Vetëvendosje, qëkur erdhi në pushtet. Ish kryetari i Vetëvendosjes madje tha që «Albin Kurti ka dalë» prej këtij subjekti dhe e ka formuar një të ri, ndërsa shtjellonte konfliktin e pakuptimtë ndërmjet pushtetarëve dhe sindikalistëve.

Nga Imer Topanica

Dekonstruksioni i Ymerit nxjerr në pah portretin e populistit te Kurti. A s’qëndron në thelbin e populizmit refuzimi i pluralizmit? A nuk pretendojnë ata se vetëm ata përfaqësojnë interesin e popullit? A s’thonë se vetëm ata posedojnë përfaqësimin ekskluziv moral të përfaqësimit? – Kështu të paktën na mëson Jan-Werner Muller. Bile Muller shkon më tej ndërsa na paralajmëron se veshja me pushtet e populistëve, ka një epilog të rrezikshëm: shtetin autoritarist «që përjashton të gjithë ata që nuk konsiderohen si pjesa “e duhur” e popullit.»

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Pse çfarë tha Ymeri më saktësisht?

«Mekanizmi kryesor i popullistëve është: ndarja e shoqërisë në dysh. Dhe ky dyshi nuk është 50/ 50%, s’ka lidhje sa është, por krejt tjerët janë hajna, vetëm Vetëvendosja është ajo që e lufton hajninë. Domethënë, kjo video qato e thotë “krejt jon hajna!”; sindikatat, partitë politike, krejt kush i ka përkrahë kta, kush ua ka shtri dorën, kushdo që ka punuar me ta, janë hajna,  veç na që e përfaqësojmë vullnetin e qytetarëve për me e bo mirë këtë ven» – tha ndër të tjera ai.

Sipas Ymerit polarizimi i shoqërisë në këtë rast, i shërben Albin Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës, për të dalë në pah si “shpëtimtare” e vendit, si ata që e përmbushin “qëllimin hyjnor” të shpëtimit.

SHPIKJA E ARMIKUT

Ymeri analizoi diskursin të cilin Vetëvendosje po e kultivon tash e një kohë, ndërsa po e gdhend figurën e një armiku të ri, për ta mbajtur të mbërthyer vëmendjen e opinionit publik në at pikë (te armiku), e për t’i lënë në margjina premtimet e mëdha, nëpërmjet së cilave ka grumbulluar vota, e ka fituar përkrahje të jashtëzakonshme.

«Na e kemi dëgju prej se ka filluar greva e SBAShK-ut, e kemi dëgjuar edhe kryeministrin, por shumë më shumë eksponentë të tjerë të  qeverisë, që i kanë thënë dy gjëra:

Këta kanë vjedh, ku i kanë 3 milionë – thojke Hekuran Murati; e dyta, këta janë të lidht me këta hajnat dhe kjo nuk është grevë po bojkot, sepse po dojnë me e luftu shtetin; dhe e treta pastaj z. Kurti që na tha se keni me e pa mbas dy tri jave ku është problemi, se s’osht problemi te arsimi hiç. Dhe kjo video është një prej hapave me të cilën po don me kallxue diçka që na nuk e pamë deri tash, po don me kallxue që une kam pas të drejt në atë: ‘Se qe po ju tregoi çka kanë dashtë me ba ata’… une mendojsha që te kjo video kemi me pa diçka tjetër, mendojsha që sindikata po mobilizohet bashkë me opozitën për me e rrëzu qeverinë, nuk doli ashtu, sindikata tha: a e din çka, po kthehemi… sepse po dojmë mos me e dëmtu më shumë arsimin. Në rregull! Domethënë, nuk paska qenë qëllimi rrëzimi i qeverisë! Kur u pa që nuk ishte qëllimi rrëzimi i qeverisë, kur u pa që nuk e ka shti as Serbia e as opozita, atëherë edhe një herë u dasht me e kthy e me thanë: jo po a po iu kujtohet se këta me ata hajnat atje… domethënë se duhet me i dalë kryeministrit fjalët kur ai e bon një parashikim, edhe nëse si dalin, me zor kemi me i qit që jon të vërteta.»

Videoja e cila u komentua shumë përgjatë këtyre ditëve, konstaton në pikë për pikë atë që e shpjegoi Ymeri. Pse, prej kur mund t’i ngarkohen përgjegjësitë e keqqeverisjes Lumir Abdixhikut, i cili pushtetin për herë të parë e shijoi në Qeverinë Kurti I? Ose, edhe më keq, si mund të kërkosh llogari nga Rrahman Jashari, i cili nuk ka qenë kurrë pjesë e asnjë subjekti politik?

ALBINI kundër KURTIT

Kujtesa kolektive është e freskët. Dëshmitë kanë mbetur të pashlyera. Na kujtohet fare mirë kur Albin Kurti kryeopozitar po fitonte besimin e masave me diskursin e tij të ashpër e ndëshkues ndaj “oligarkëve” që donin ta krijonin shtetin paralel brenda shtetit. Por ai me këtë të tanishmin ndryshon rrënjësisht. Ju kujtohet fjalimi eksplodues kundër Devollëve në parlament? Mbase është një ndër fjalimet e tij më të fuqishme publike, të cilat me qejf do t’i zhdukte për opinionin publik. Sepse tash, kur Devollët e kanë shtrirë pushtetin e tyre ekonomik në shumë sfera, janë bërë të pathyeshëm, aq sa e kanë shndërruar Kosovën në “Devollistan”. Veç rrjetit të gjerë të bizneseve, përflitet se i kanë në dorë frerët edhe të IPKO-s e Kujtesës, dy rrjeteve televizive më të fuqishme. Dhe kur IPKO, që përllogaritet të këtë një kapital milionësh (65,005,100.00€ – sipas të dhënave aktuale të ARBK-së), ka disa programe sportive që emetojnë ndeshje me komentim në gjuhën serbe, Qeveria Kurti II hesht!

Kuptohet, shumë procese janë të pakthyeshme, prandaj nuk mund t’i kërkojmë sot llogari pse ai e pranon shtetin e Kosovës, ndonëse karrierën politike e pat filluar me kritika e protesta ndaj Pakos së Ahtisarit (dokument prej të cilit derivoi statusi i republikës); pse nuk e pranonte flamurin e Kosovës; pse ishte kundër privatizimit të egër; pse thoshte se do ta bashkonte Kosovën me Shqipërinë, ose pse dikur ishte kundër Gjykatës Speciale, ndërsa tani nuk e përmend atë.

Sot, përkundrazi, duhet t’i kërkojmë llogari për situatën në arsim, pse nuk arriti ta shmangte grevën? Pse ia lejoi një ministri të tallej me mësimdhënësit? Pse ia lejoi t’i kërcënonte me mos-pagesë dhe pse, pastaj, iu dorëzua presionit publik? Krejt këtë rrëmujë e këtë energji të shpenzuar kot për këta muaj, pa i dhenë askujt llogari? Apo ndoshta ky ishte qëllimi: të krijohet një zhurmë?!

Ndërsa arsimi është “lëmsh”, drejtësia po ngec në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, shëndetësia është “sëmurë”, kryeministri “nuk guxoj të gaboj” në kualifikimet e tij politike karshi të tjerëve. Ai dhe subjekti i tij ka rrezik që t’i shpallin armiq të gjithë ata që shfaqen kundër tyre, sipas mësimeve të populistëve.

P.s Në qoftë se përshkrimi ynë është i pambështetur, opinioni publik herët a vonë do të na hedh në shportën e harresës, por çka nëse është?

Tags: Albin KurtiE majtaPopulizmiVetevendosjeVisar Ymeri
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ronaldo i paarritshëm, mbrëmë shënoi golin e 700-të për klube

Lajmi tjetër

Video/ Kur Marlond Brando refuzoi çmimin oskar

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM